Kryesore » 2012 » December » 20 » Bëni një grim të rafinuar
4:09 PM
Bëni një grim të rafinuar
Por dhe mbrëmjeve mund të përdoret, mjafton të theksosh pak më tepër sytë. Këtu po ju shpjegojmë hap pas hapi si ta realizoni. Grimi i syve është dhënë shumë i detajuar, sepse ato janë elementi kyç i këtij makijazhi. Për bazën fondotinta, pudër, laps vetullash dhe ruzh.Një make-up i rafinuar në tonalitete të lehta portokalli dhe rozë. Theksi bie te sytë, që janë trukuar lehtë. Këto nuanca të lehta e bëjnë vështrimin të freskët dhe bëjnë të mundur që ky truk të aplikohet paraditeve.Por dhe mbrëmjeve mund të përdoret, mjafton të theksosh pak më tepër sytë. Këtu po ju shpjegojmë hap pas hapi si ta realizoni. Grimi i syve është dhënë shumë i detajuar, sepse ato janë elementi kyç i këtij makijazhi. Për bazën fondotinta, pudër, laps vetullash dhe ruzh.

Hapi 1: Baza. Hapat e parë për një makijazh të plotë dhe të kujdesshëm: apliko fondotintën dhe pudrën për ta fiksuar. Pastaj "pikturohen” vetullat me një laps për to. Faqet marrin ngjyrë me ruzh-in, që aplikohet duke ndjekur linjën e mollëzave.

Hapi 2: Nuanca portokalli për sytë. Në pjesën e butë të qepallave aplikohet një hije ngjyrë pjeshke.

Hapi 3: Jepi formë syve. Për këtë përdoret një furçë mesatare për ngjyrë (jo aplikatori me sfungjer, që gjeni në konfeksione dhe është më i përshtatshëm për zbehjet). Tërhiqni sytë duke aplikuar hijen e errët drejt tëmthave.

Hapi 4: Theksoji sytë. Duke aplikuar një ton më të errët në rrëzë të qerpikëve, por dhe në harkun midis pjesës së butë të qepallës dhe harkut të zonës poshtë vetullës, sytë bëhen më shprehës.

Hapi 5 Theksim sysh (2) Aplikoni tonin e errët me një furçë në kënd.

Hapi 6: Ton poshtë syve. Po ai ton aplikohet në doza të bollshme poshtë syve. Për të theksuar më shumë sytë mund të përdorni pak pluhur të errët (ngjyrë kafe) në këndet e jashtme.

Hapi 7: Ndriçim. Për të aplikuar atë pjesë të grimit që sjell ndriçim zgjidhni një pluhur të hapur dhe lehtësisht të shkëlqyeshëm. Aplikojeni në qendër të qepallave dhe në këndet e jashtme të syve. Sfumojeni me pluhurin ngjyrë pjeshke, të aplikuar më parë.

Hapi 8: Këndet e brendshme. Dhe këndet e brendshëm të syve ndriçohen me një prekje toni të hapur.

Hapi 9: Poshtë syve. E njëjta nuancë përhapet poshtë syve.

Hapi 10: Edhe më shumë dritë. Poshtë vetullave aplikohet një pluhur i çelët për të hapur vështrimin.

Hapi 11: Dora e fundit. Toni i çelur përhapet dhe drejt tëmthave.

Hapi 12: Rimeli. Është i pazëvendësueshëm. Për të korrigjuar "gabime” të mundshme përdorni një tampon pambuku pak të lagur dhe lëvizeni në formë rrethi mbi njollë, duke u kujdesur mos ta shpërndash produktin në pjesët e tjera të fytyrës.

Hapi 13: Buzët lyhen me një gloss rozë. Për ta aplikuar produktin me saktësi përdorni një furçë për buzët dhe jo aplikatorin që gjendet në konfeksion.

Hapi 14: Rezultati? Një grim i lehtë, joshës dhe elegant që është relativisht i lehtë për t’u realizuar. Nuancat e hapura humbasin papërsosmëritë e vogla dhe maskojnë dhe një dorë (ende) jo prej specialisteje. Provoje dhe nuk do zhgënjehesh nga vetja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

cellpadding=
div style=