Kryesore » 2012»June»12 » Deshironi një fytyre te paster dhe plot rrezatim, ja maska e duhur
3:42 PM
Deshironi një fytyre te paster dhe plot rrezatim, ja maska e duhur
Nëse dëshironi një lëkurë të pastër dhe me ngjyrë të ndezur ( ngjyrë natyrale) ju mund ti gjeni ato që duhen për të përgatitur këtë maskë në kuzhinën tuaj.Kjo maskë është shumë e mirë dhe për rinovimin e lëkurës. Gjithashtu është shumë ushqyese dhe pas aplikimit të saj, fytyra juaj duket më e shëndetshme.
Maska me mjaltë, qumësht dhe miell tërshëre përveç avantazheve që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëmbajtjen e lëkurës, ka dhe avantazhe të tjera që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në rinimin e saj; kjo maskë shmang kimikatet e ashpra që ndikojnë negativisht në mosfunksionimin e shëndetshëm të lëkurës.
Mjalti është një produkt shumë i ushqyeshëm dhe është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Kjo maskë zbut lëkurën dhe arrin të depërtoj deri në thellësi të lëkurës, duke arritur një pastrim të thellë të saj dhe në hapjen e poreve nga papastërtia. Zhbllokimi i poreve nga papastërtitë bën që lëkura të marre frymë lirisht, duke e bërë atë të zhvillojë normalisht proceset e saj gjatë ditës dhe natës.
Përdoreni këtë maskë një ose dy herë në jave.
Maskë me qumësht, mjaltë dhe miell tërshëre
Përbërësit:
-mjaltë
-qumësht
-miell tërshëre
Përgatitja:
1-Hidhni 1 lugë mjaltë në një tas të vogël qelqi dhe futeni në mikrovalë. Ngroheni për 10 sekonda.
2-.Pasi të keni hequr mjaltin nga mikrovala në tasin e qelqit hidhni miell tërshëre dhe përzieni bashkë.
3- Shtoni disa pika qumësht. Vazhdoni të shtoni ngadalë qumështin dhe përzieni deri sa të merrni një pastë. Nuk duhet ta trashni shumë pasi është e vështirë që të përhapet në lëkurë.
4- Përzieni maskën për 10 minuta. Lageni fytyrën me ujë të ngrohtë.
5- Përhapeni maskën në mënyrë të barabartë në fytyrën tuaj.
6- Mbajeni maskën për 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus