Kryesore » 2012 » August » 7 » Kujdesi për lëkurën gjatë verës
2:37 PM
Kujdesi për lëkurën gjatë verës
Vera vjen me shumë gjallërim por duke sjellë edhe një sërë sfidash për lëkurën tonë. Problemet më të zakonshme të verës kur është fjala për kujdesin ndaj lëkurës janë ato me yndyrën e tepërt. Nëse jeni e përgatitur për të minimizuar këtë dëmtim, do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëni. Më poshtë do t’ju paraqesim disa mënyra se si të kujdeseni për lëkurën tuaj, pa përdorur letra fshirëse.
1. Provoni pastruesit që luftojnë aknet.
 Edhe pse nuk keni më akne, lëkura juaj vazhdon të shndrijë nga yndyra, prandaj ju këshillojmë të përdorni një pastrues me acid salicilik.
2. Ndërroni kremin që aplikoni natën në lëkurë.
Duhet të kuptoni që lëkura ka nevojë për një krem me formulë më të lehtë dhe zbutëse. Aplikoni këtë krem mbi të gjithë fytyrën përveç pjesës poshtë hundës, e cila ka mjaft lagështi dhe nuk ka nevojë për një krem zbutës.

3. Mos i ndërprisni maskat që i bëni lëkurës.

Nëse ju duket se nuk po shpenzoni shumë në trajtimet SPA që po i bëni lëkurës, atëherë ne ju këshillojmë të vazhdoni këto trajtime pasi do t’ju ndihmojnë të shmangni këto dëmtime. Zgjidhni maska adekuate me maskë balte për një rezultat sa më të mirë.

4. Ushqehuni mirë.
Nuk janë vetëm produktet që vendosni mbi lëkurë ato që kujdesen për atë, pasi një rëndësi të madhe ka edhe mënyra se si ju ushqeheni. Ushqimet pikante së bashku me pijet alkoolike e bëjnë lëkurën tuaj të djersijë më shumë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

cellpadding=
div style=