Vetitë e dobishme të rozmarinës Rozmarina është përdorur në aromaterapi për të rritur ndjeshmërinë e shqisave dhe për të nxitur kujtesën. Përgatitja e rozmarinës
Merrni një tufë rozmarinë të freskët dhe shkëputni gjethet. Gjethet e rozmarinës futini në një tas qelqi i cili brenda ka një gjysmë filxhani me vaj. Mbushni një tenxhere dhe e vendosni në sobë me temperaturë mesatare.Sipër tenxheres me ujë vendosni tasin e qelqit (i cili përmban rozmarinën dhe vajin). Pasi të jetë ngrohur dhe vaji të ketë marrë ngjyrë merreni dhe kullojeni me një sitë në një tas të pastër duke ndarë vajin nga gjethet e rozmarinës.Vendosni një peshqir mbi shpatulla për të mbrojtur rrobat. Merrni vaj me duar dhe filloni ta aplikoni në flokët tuaj duke e përhapur në të gjithë flokët. Me mollëzat e gishtave të duarve bëjini për 5 minuta masazh kokës.Merrni më pas një qese plastike dhe mbuloni kokën me të duke siguruar një mbështjellje të plotë të flokëve dhe pastaj mbulojeni me peshqir.
Maskën mbajeni 15 minuta.
Pas 15 minutash ju mund ta lani kokën si zakonisht.
Në këtë mënyrë ju keni arritur të mbroni shumë mirë flokët tuaj duke siguruar forcim të tyre, shndritje dhe për më tepër, mos harroni, rozmarina ka veti të çmuar për të ushqyer kujtesën tonë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus