Kryesore » 2012 » May » 22 » Mjalti në kozmetikën e shtëpisë
10:03 PM
Mjalti në kozmetikën e shtëpisë
Mjalti është produkt i cili përdoret në kozmetikë që në kohën e Kleopatrës. Sot shumë shkencëtarë kanë konstatuar se mjalti është antioksidant i rëndësishëm.Ai luan rol të madh në mbrojtjen e lëkurës nga rezet UV dhe ndihmon në regjenerimin e saj. Mjalti nuk e irriton lëkurën prandaj është shumë i mirë të përdorët në kozmetikë.Nëse dëshironi ta ndjeni në lëkurën tuaj veprimin e pazëvendësueshëm të tij, ju sugjerojmë që atë ta përgatisni në kushtet e shtëpisë në njërën prej mënyrave të mëposhtme.

- Piling për pastrimin e lëkurës
Përziejeni një lugë supe me mjaltë, 2 lugë bajame të grimcuara mirë dhe 1/5 lugë çaj me lëng limoni. Me kujdes dhe ngadalë fërkojeni lëkurën e më pas pastrojeni me ujë të nxehtë.

- Maskë për forcimin e lëkurës

Përgatiteni këtë maskë duke përzierë 1 lugë mjaltë, 1 të verdhë të vezës, 1 lugë glicerinë dhe një sasi të madhe të miellit që të fitoni një qull të trashë. Vendoseni masën në fytyrë dhe qafë dhe lëreni që të veprojë për 10 minuta. Shpërlajeni me ujë të nxehtë.

- Maskë për lëkurë të yndyrshme

Për këtë maskë ju nevojitet 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj ulliri dhe ¼ e lugës lëng limoni. Pasi t’i keni përzierë këto produkte, materialin e përftuar vendoseni në duar, bërryla, thembra dhe në çdo pjesë ku keni lëkurë të thatë. Mbas 10 minutave pastrojeni/largojeni me ujë të vakët.

- Masazh hidratuese

Përziejini 2 lugë supe me mjaltë me 2 lugë kafe me qumësht. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe qafë. Mbas 10 minutave pastrojeni/largojeni me ujë të nxehtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

cellpadding=
div style=