Pasi keni parë personazhe të ndryshme me grim unik, pasi keni mësuar disa këshilla se si të lyheni bukur, ne do t’ju zbulojmë disa sekrete të cilët mund të bëjnë ndryshimin në pamjen tuaj.Së pari, duhet thjeshtë të miksoni. Përdorni tre ngjyra për të krijuar një grim perfekt, ku baza duhet të jetë një ngjyrë e lehtë, tek pjesa qendrore e qepallës duhet të kemi ngjyrë që dominon, bie në sy, dhe e fundit duhet të jetë një ton i ëmbël.Por si mund të arrini një grim ku tonet shkrihen mbi njëri-tjetrin si ngjyrat e ylberit? Filloni me diçka të lehtë, pastaj zgjidhni një tonë më të rënd, gjithmonë duke e kombinuar me veshjen tuaj, dhe në fund aplikoni një ton të ngrohtë si bezhë natyral për të përfunduar lyerjen e syrit.
Tashmë mund të eksperimentoni me të gjitha ngjyrat. Kanë ikur ato kohëra ku ekspertët thonin që s’duhet të vendosej toni i qepallës të njëjtë me ngjyrën e bebëzës së syrit. Madje, nëse i lyeni me një ngjyrë e bën syrin edhe më atraktiv.
Kujdes kur aplikoni tonet kafe, ose të errëta sepse mund të krijoni përshtypjen e ekzagjerimit, ose të një personi me bukuri false, gjithmonë nëse këto tone mbulojnë pothuajse komplet pjesën e qepallës deri tek bishti i syrit.
Tonet me shkëlqim janë shumë në modë, por nxjerrin në pah rrudhat dhe defektet më të vogla të lëkurës tuaj. Në qoftëse nuk keni probleme të tilla, atëherë fare thjeshtë mund të aplikoni këtë make up, në të njëjtën kohë mund ta shoqëroni me buzë të lyera në të artë me shkëlqim.
Kujdes, kur vendosni pluhurin me shkëlqim tek mollëzat, duhet të keni parasysh që ky pluhur duhet të ketë një ngjashmëri të përafërt me buzëkuqin që do të përdorni. Por, nëse jeni një femër eksperimentuese, atëherë ju këshillojmë që të provoni të gjitha ngjyrat. Mjafton që të bëni kombinimin dhe përshtatjen me gardërobën tuaj dhe grimin tuaj do të jetë perfekt.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus