Kryesore » 2012 » May » 8 » Vuani nga tharja e syve? Ja zgjidhja.
3:08 PM
Vuani nga tharja e syve? Ja zgjidhja.
Kompjuteri, tymi i duhanit, kondicioneri dhe qendrimi ne korrent shkakton tharjen e syrit. Por mos harroni se eshte ne doren tuaj ta parandaloni apo ta lehtesoni kete faktor.Sytë janë organet më tërheqës të fytyrës. Por ndonjëherë mund të përballen me probleme të ndryshme. Njëri nga këto është dhe tharja e tyre, pra është dukuria e mos prodhimit të mjaftueshëm të lotëve.
Shenjat e tharjes së syrit:

• Ndjesia e therjes, djegies apo kruajtjes,
• Shqetësimi nga tymi i duhanit apo era
• Vështirësi në përdorimin e lenteve të kontaktit.

Lotët nuk janë vetëm për të qarë

Gjëndrat e lotëve prodhojnë 2-4 ml lëng në ditë. Kur hapim e mbyllim sytë, loti hapet në të gjithë shtresën e sipërme të syrit. Ky veprim mundëson lagështirën e nevojshme, pastron retinën dhe mundëson marrjen e lëndëve të domosdoshme si oksigjeni dhe mineralet. Nëse nuk do të funksiononte në këtë mënyrë, atëherë syri skuqet dhe njeriu ka ndjesinë e therjeve në sy.

Kushtet në punë

Personat që punojnë me orë të tëra para kompjuterit ankohen nga lodhja e syve. Nëse është pakësuar dhe numri i hapje –mbylljeve të syve atëherë hiqet shtresa e lotit dhe syri fillon të thahet. Krahas kësaj edhe thatësira apo nxehtësia që rrjedh nga kondicioneri, ngrohësit , tymi i duhanit dhe përdorimi i disa lloj ilaçeve ndikon në tharjen e syrit.

Zgjidhja: lot artificialë

Nëse nuk kurohet ky problem mund të bëhet shkak i problemeve serioze shëndetësore. Lotët artificialë të këshilluar nga mjeku lagin ose zbusin syrin. Por, duhet të tregohet kujdes ndaj datës së skadencës së produktit sepse është për një kohë të shkurtër.

Mbroni sytë

• Mos qëndroni në korrent, p.sh kur përdorni makinën.
• Mundësoni njomjen e ajrit në dhomën ku rrini, vendosni një tas me ujë mbi kaloriferë.
• Përdorni syze mbrojtëse në sportet e hapura (biçiklete, ski).
• Nëse qëndroni për një kohë të gjatë para kompjuterit atëherë bëni pak pushim dhe qetësojini sytë duke i mbyllur për pak minuta, më pas hapini mbyllini shpejt disa here,
• Përqendrohuni tek një objekt larg, p.sh tek një pemë. Përsëriteni këtë ushtrim here pas here.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

cellpadding=
div style=